Skip to content
Kryesore

21 masa sigurie nga SPAK për policë, ish-gjyqtarë dhe gazetarë

· 1 min lexim

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 21 masa sigurie në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare. Ky hetim përfshin anëtarë të organizatës, një zyrtar të lartë të policisë, një gjyqtar në detyrë gjatë aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

SPAK njofton se masat e sigurisë të lëshuara janë si më poshtë:

– Arrest me burg – 18 persona (përfshirë ish-gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit)
– Arrest shtëpie – 1 avokat
– Detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.