200 lekëshi tashmë monedhë, me fytyrën e Nënë Terezës! Ja si do të duket! (FOTO)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një monedhë e re pritet të zëvendësojë 200 lekëshin prej letre.

Banka e Shqipërisë ka treguar sesi do të duket monedha e emetuar në vitin 2012, që do të mbajë portretin e Nënë Terezës si shenjë përkujtimore për shenjtoren që ka lënë gjurmë në historinë e kombit shqiptar dhe në mbarë botën.

Në qendër të monedhës qëndron një pëllumb në fluturim, si simbol i paqes.

Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, është blu, e njëjtë me atë të shamisë së Nënë Terezës, në pamjen pas të monedhës.

Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë.

Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.

Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës.

Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes.

Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe në hark poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”

Shpërndaje
Share.

Komento