E morët vesh? Edi Rama do të jetë aktor në filmin e ri të Ermal Mamaqit!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme kanë përfunduar xhirimet e filmit më të ri të Ermal Mamaqit, i cili do të titullohet “I love Tropoja”.

Vetë Ermali ndau në profilin e tij në Instagram një video me aktorët gjatë përfundimit të xhirimeve, ku ishin mbledhur të gjithë së bashku.

Pjesë e kastit të aktorëve do të jenë personazhe të famshëm VIP, madje ndër ta edhe Kryeministri Rama!

Në rrjet po qarkullojnë disa foto ku Rama shihet mes kastit të aktorëve, i veshur me të zeza, një bluzë të kuqe dhe paruke në kokë.

Ai ka vendosur lente në njërin sy dhe me siguri të gjithë do të habiteni me pamjen e tij.

Ende nuk dihet se cili do të jetë roli i kryeministrit në film.

Ndërkohë, mbetet të presim derisa filmi “I love Tropoja” të dalë në çdo kinema.

Shpërndaje
Share.

Komento