Skip to content
Bota

20 vite nga sulmet e 11 shtatorit, Biden urdhëron deklasifikimin e dokumenteve të FBI

· 2 min lexim

Presidenti amerikan Joe Biden ka udhëzuar Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera që të fillojnë një proces gjashtëmujor të deklasifikimit të dokumenteve që lidhen me hetimet e FBI-së për sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Lëvizja e së premtes vjen disa ditë para 20 vjetorit të sulmeve të Al-Kaedës dhe një muaj pasi të mbijetuarit e 11 Shtatorit dhe anëtarët e familjes së gati 3,000 viktimave i shkruan një letër të formuluar ashpër presidentit. Ata akuzuan SHBA-në se i kishte mbajtur me qëllim dokumentet-të cilat ata thonë se dëshmojnë se zyrtarët e qeverisë saudite ndihmuan sulmuesit e al-Kaedës-të fshehur.

“Kur kandidova për president, u angazhova për të siguruar transparencë në lidhje me deklasifikimin e dokumenteve mbi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Amerikë. Ndërsa i afrohemi 20 vjetorit të asaj dite tragjike, unë jam duke e nderuar atë angazhim”, tha Biden në një deklaratë të Premten.

“Sot, unë nënshkrova një urdhër ekzekutiv që drejton Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera përkatëse që të mbikëqyrin një rishikim të deklasifikimit të dokumenteve që lidhen me hetimet e Byrosë Federale të Hetimeve të 11 shtatorit. Urdhri ekzekutiv kërkon që Prokurori i Përgjithshëm të publikojë dokumentet e deklasifikuara publikisht gjatë gjashtë muajve të ardhshëm”, vazhdoi Biden.

Në letrën e tyre të gushtit, rreth 1,700 njerëz të prekur drejtpërdrejt nga sulmet e 11 shtatorit i bënë thirrje Biden të anashkalojë ngjarjet përkujtimore të javës së ardhshme nëse ai nuk i publikon dokumentet.