Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

20 shtyrje që nga janari, Gjyqi ndaj Becchettit vijon të zvarritet në Apel

11:53 28/04/2025
Reading Time: 1 min lexim
20 shtyrje që nga janari, Gjyqi ndaj Becchettit vijon të zvarritet në Apel

Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti vazhdon të zvarritet në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, me seanca të përsëritura që shtyhen për arsye procedurale.

Seanca e parashikuar për këtë të hënë, më 28 prill, u shty sërish – kësaj here për më 12 maj, ora 09:00 – pas një kërkese nga avokatët mbrojtës, të cilët vijojnë të kërkojnë regjistrimet audio të seancave të zhvilluara në Gjykatën e Shkallës së Parë. Pavarësisht tërheqjes për vendimmarrje, trupa gjykuese vendosi të pranojë kërkesën, duke u angazhuar t’ua vendosë në dispozicion materialet përmes emailit sa më shpejt.

Në këtë proces, nga janari i vitit 2024 e deri më sot, janë regjistruar plot 20 shtyrje të seancave gjyqësore. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, bëri të ditur se kjo është hera e fundit që do pranohen kërkesa të ngjashme nga mbrojtja, duke sinjalizuar nevojën për përshpejtimin e procesit.

Avokatët e Becchettit iu drejtuan Apelit pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e dënoi biznesmenin me 17 vite burg. Sipas akuzës, ai ka ndërtuar një skemë mashtruese përmes kompanive të tij, duke përfituar në mënyrë të paligjshme nga TVSH-ja dhe duke u përfshirë në pastrim parash.

Francesco Becchetti përballet me akuza të rënda penale, përfshirë: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: apelifrancesco becchettishtyhet seanca

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Operacion antidrogë në Vaun e Dejës, kapen mbi 2700 bimë kanabisi

Operacion antidrogë në Vaun e Dejës, kapen mbi 2700 bimë kanabisi

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English