Dy automjete përfshihen në një aksident të rëndë, plagosen dy persona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti i keq ka shkaktuar disa aksidente përgjatë ditës së sotme.

Rasti i fundit raportohet në aksin Fier-Ballsh, kryesisht në fshatin Kraps, ku mësohet se janë përplasur dy automjete.

Bëhet fjalë pë një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale A. Q. dhe mjetin  tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin me iniciale.A. M.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i “Benz”,  të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë se bilanci i aksidenteve të muajit janar ishte goxha i rëndë, ku u shënuan të paktën 506 aksidente dhe 16 viktima.

 

Shpërndaje
Share.

Komento