Skip to content
Aktualitet

170 qytetarë përfunduan në spital, deputetja niset me urgjencë drejt Krujës

· 2 min lexim

Ditën e sotme u raportua se dhjetëra qytetarë përfunduan në spitalin e Krujës më shenja helmimi, të tilla si diarre, dhimbje barku, të vjella e temperaturë. Policia bëri me dije se në spital ishin paraqitur të paktën 35 qytetarë, por shifra duket të jetë shumë herë më e lartë. 170 qytetarë kanë përfunduar në spital, pasi dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm. Ndër të tjera, mësohet se shumë prej tyre janë në terapinë e serumit.

Personat që kanë përfunduar në spital janë të moshave të ndryshme, ndërsa dyshimet për helmim nga uji i shton edhe fakti se janë banorë në lagje të ndryshme të qytetit. Ndërkohë, në Krujë uji i rrjetit konsumohet masivisht.

Policia bëri me dije se janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Ndërkohë, drejt Krujës është nisur me urgjencë deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu e cila ka lënë Kuvendin, pasi u njoftua për një situatë kritike.

Së fundmi, në Krujë është bërë një  elektoral në ujësjellës dhe uji ka ardhur i ndotur vazhdimisht, ndërsa pritet ende rezultati i analizave të mostrave të marra nga uji, për të zbuluar shkakun e helmimit të banorëve.