Skip to content
Aktualitet

17-vjeçarin shqiptar e ekzekutuan në Itali për motive banale, jepet dënimi për 2 të rinjtë

· 2 min lexim

17-vjeçari Ismail Luli, u vra në korrik të vitit 2015 nga dy bashkatdhetarët Igli Meta dhe Marjo Mema. Ngjarja ndodhi në Itali, ku ditën e sotme Gjykata e Lartë konfirmoi dënimet e përjetshme për dy të rinjtë, autorë të ngjarjes së rëndë.

Ishte korriku i vitit 2015 kur Ismaili u zhduk nga Pesaro, duke mos lënë gjurmë. Ai jetonte aty me nënën dhe motrën e tij. Pak ditë më vonë trupi i tij u gjet në Sant’Angelo Vado,  pranë Urbinos dhe ishte hedhur në një shkëmb.

Ai u gjet i mbështjellë me qese mbeturinash dhe autorët e kishin masakruar duke i prerë fytin. Por askush nuk e dite arsyen e këtij krimi sepse të gjithë e njihnin si djalë të mirë dhe të sjellshëm.

Pas hetimeve karabinieri ndaloi menjëherë dy djem të moshës 19 dhe 20, me origjinë nga Shqipëria, të cilët pranuar krimin. Ismaili  u vra për arsye  xhelozie sepse kishte nisur të shoqërohen me të dashurën e Iglit.

Igli Meta dhe Marjo Mema i ngritën kurth Ismailit duke i dërguar një mesazh, duke u hequr sikur ishte e dashura e Metës, e cila po i kërkonte një takim. Viktima kur arriti tek vendi ku do të takoheshin nuk gjeti vajzën por dy të rinjtë. Ata e kishin marrë e kishin lidhur dhe i kishin prerë në fyt pa pikën e mëshirës.

Të dy u dënuan me burgim të përjetshëm sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Ankonës. Tani Gjykata e Lartë italiane ka konfirmuar dënimin e përjetshëm për dy vrasësit.