Skip to content
Të Gjitha

14 tetori në Beograd, Kombëtarja luan përsëri sot por me një kundërshtar tjetër…

· 2 min lexim

Prej gjashtë vitesh tanimë, 14 tetori i vitit 2014 është një ditë që mbahet mend në memorien e gjithë shqiptarëve anë e mbanë globit.

Në këtë ditë në ndeshjen e shumëpritur dhe me shumë tension e frikë midis Kombëtares tonë që asokohe drejtohej nga trajneri De Biazi dhe Kombëtares së Serbisë ndodhi diçka që nuk pritej dhe nuk i kishte shkuar në mendje askujt më parë.

Në këtë ndeshje që luhej në Beograd përballë 25.000 serbëve ndodh e papritura, pasi në momentin që Shqipëria po sulmohej nga të gjitha anët, madje edhe nga tifozët, në qiellin e Beogradit shfaqet një flamur, ku krah Shqipërisë etnike, ishin Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Emocione të papërshkrueshme për shqiptarët në ato momente, por edhe ankth e frikë, duke parë lojtarët që mundoheshin me mish e shpirt të mbronin flamurin, ndonëse sulmoheshin nga të gjitha anët. Ismail Morina ose “Ballisti”, ishte personi që bëri krenarë të gjithë me ngritjen e flamurit.

Në lidhje me këtë datë kaq të rëndësishme për shqiptarët dhe futbollin tonë ka reaguar ditën e sotme dhe njëri prej protagonistëve në këtë ngjarje dhe në mbrojtje të flamurit.

Futbollisti Andi Lila ka shpërndarë në rrjetin social Instagram dy foto nga ajo ndeshje e veçantë dhe ka shkruar vetëm kaq: “Mos ma prek flamurin! 14.10.2014”

Ndërkohë ditën e sotme pas gjashtë vitesh Kombëtarja jonë vjen me shumë ndryshime dhe kërkon fitoren në ndeshjen e sotme me Lituaninë në fushën e tyre për Ligën e Kombeve, por presioni këtë herë është vetëm për fitore.