Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

137 kg kokainë në Durrës, zbulohet destinacioni final i drogës

12:30 28/09/2019
Reading Time: 2 min lexim

Destinacioni final i ngarkesës prej 137 kokainë, e cila u seskuestrua në portin e Durrësit, ishte Fieri dhe Elbasani.

“Shqiptarja.com”, ka mësuar se dy banda të fuqishme në këto qytete, kishin porositur sasinë e kokainës.

Lënda narkotike ishte futur në kontenierët frigoriferikë me banane, të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në pronësi të Eduart Dautit.

Eduart Dauti, pronari i kompanisë që kishte porositur bananet

Sasia e drogës ishte nisur nga Ekuadori dhe kishte ndaluar në portin e Pireut në Greqi më parë.

Aty policia greke, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ndërruan kokainën me thaës me oriz dhe i vendosën brenda GPS.

Në Durrës lënda narkotike u tërhoq nga Ardian Bega, punonjës i sigurisë në port, si dhe Altin Myslihaka, i cili ishte pastrues në anijen e peshkimit të biznesmenit, Gentian Malindi.

Ky i fundit priste Begën dhe Myslihakën në një makinë me targa franceze, ku pasi ngarkuan kokainën, u nisën drejt Shkëmbit të Kavajës.

Këtu mendohet se është dekonsipruar aksioni i policisë, si pasojë e një telefonate që ka informuar Malindin.

Ky i fundit është në kërkim dhe është dënuar me burg në mungesë, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar ditën e djeshme.

Përsa i përket “kokave” të trafikut në Elbasan dhe Fier, dyshohet se janë dy persona me iniciale A.C dhe L.M, për të cilët policia nuk ka dhënë shumë informacion.

Gentian Malindi është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare.

Ai është kapur në të shkuarën me 289 kg materiale bimor kanabis, të cilin e kishte vendosur brenda një furgoni.

Bashkë me të në furgon ndodhej edhe Ervis Bardhi, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në gusht të 2012-ës.

Në lidhje me kanabisin, Malindi ia hodhi drejtësisë, duke thënë se donte të provonte furgonin dhe nuk e dinte se çkishte brenda.

Përgjegjësinë e mori Bardhi, i cili pranoi se kishte kryer rolin e korrierit dhe u dënua me 8 vite burg.

Në dëshminë e dhënë në Gjykatës e Kavajës, Bardhi ka treguar se në 2013-ën e ka telefonuar Olsi Leka, duke i thënë se të nesërmen do takoheshin me shokun e tij në Tiranë, që quhej Ardian.

Ky i fundit i premtoi 500 euro Bardhit për të lëvizur furgonin, i cili i kishte mbetur në Kavajë dhe nuk kishte shofer.

Më parë ai i kishte sqaruar Bardhit se çfarë kishte brenda në furgon.

Më tej Ardiani i ka dhënë Bardhit edhe një celular ku kishte të regjistruar një numër me emrin “Ari”, nga i cili do merrte koordinatat për denstinacionin e drogës.

Ndërkohë për sa i përket dy organizatorëve, Ardianit dhe Olsi Lekës, policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre sot e kësaj dite.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: banda e fuqishmeDEAkokainaporti durres

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

I bindur se ka mbrojtur Kushtetutën, Meta reagon për herë të parë pas raportit të Komisionit të Venecias

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English