Skip to content
Politikë

13 vite nga ” 21 janari”, protesta ku humbën jetën 4 demonstrues

· 2 min lexim

Dita e sotme shënon plot 13 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 20211, ku tre qytetarë u vranë me armë zjarri dhe një i katërt u plagos rëndë dhe ndërroi jetë pak ditë më vonë, teksa ishin në protest para kryeministrisë.

Demostruesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda vdiqën atë ditë, shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve Aleks Nika, i plagosur rëndë ndërroi jetë në një spital në Turqi.

Partia Socialiste e cila ishte opozitë në atë kohë akuzoi qeverinë se qëlloi mbi demonstruesit, duke dhënë urdhër Gardës së Republikës që të qëllojë më armë zjarri.

Në këtë demostratë Garda e Republikës kishte angazhuar 60 gardistë nga tre njesitë kryesore të saj, se kush qëlloi mbi demonstruesit gjatë 21 janarit 2011, do të qëndronte në mister për disa orë. 4 protestues të vrarë, 6 protestues të plagosur rëndë, 80 gardistë dhe policë të plagosur lehtë.

Grupi hetimor firmosi 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës së Republikës, dy të dënuar nga Gjykata e Apelit, komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet burg

Mirëpo, familjarët i bëjnë thirrje SPAK-ut, të zbardhë çështjen dhe të dënojë të gjithë fajtorët e asaj dite.