Skip to content
Showbiz

Që ta dinë dhe vajzat! Aktori shqiptar e pranon troç: “Jam i vogli i mamit!”

· 1 min lexim

Aktori i njohur shqiptar Aleksandër Grami ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku foli rreth projektit “Me Sandrin”, në bashkëpunim me regjisorin iranian Omid Karim.

Gjatë bisedës në studio u transmetua ekskluzivisht një fragment i shkurtër nga episodi i tretë, pasqyrim i një situate familjare, ku vihej në dukje marrëdhënia e nënave me fëmijët.

Ashtu sikurse në rolin në video, Sandri pranoi që edhe në këtë moshë e ëma shqetësohet për të dhe do të kujdeset për gjithçka.

I pyetur nga Bieta nëse është ende i vogli i mamit, përgjigjia e tij ishte: “Ndonjëherë po, jam i vogli i mamit”.

Epo kot nuk është ajo kënga, e para më është nëna pastaj më je ti!

Burimi: Iconstyle.al