Policia greke ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë të cilët po transportonin drogë drejt Greqisë.
Arrestimi është kryer pranë kufirit greko-shqiptar dhe policia ka raportuar që janë sekuestruar rreth 31 kg marijuanë.
Gjatë operacionit antidrogë që u zhvillua në Kostur, janë ndaluar dy mjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë dhe njëri prej tyre kontrollonte rrugën, ndërsa tjetri transportonte drogën.
Janë sekuestruar 2 çanta me marijuanë e cila ishte ndarë në 4 pako gjithashtu edhe 5 celularë, 5 karta SIM, 1100 euro dhe 1500 lek shqipëtare.
Nderkohë emrat e te arrestuarve 24, 29, dhe 37 vjeç nuk bëhen akoma të ditur.
(Top Channel)