“Do të jem një super prostitutë!” Aktorja shqiptare flet për rolin e saj më të ri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur je aktore do të duhet të bësh çdo rol, pavarësisht se të përshtatet apo jo me jetën reale. Aktorja shqiptare, Rudina Dembacaj, vjen me shfaqjen e saj të dytë në teatër dhe do të luajë rolin e një prostitute.

 “Mezi po pres ta luaj si rol, sepse më intrigon shumë. Jam shumë kurioze sesi do ta bëj karakterin e një prostitute. Ngjarjet ndodhin në një bordello, por është vërtetë ana njerëzore e punonjëseve të seksit, që janë njerëz, kanë ndjenja”, tha Rudina e ftuar në emisionin “Late Night Show” të Kastro Zizos.

Moderatori e pyet më tej për këtë rol:

“Futesh aq thellë tek roli? Në rastin konkret bën rolin e një prostitute. Mendon se do ishte një prostitutë e mirë? Unë për vete po”.

Dhe përgjigja e Rudinës është ashtu siç di ta japë vetëm ajo:

“Jemi në provat e para, por do të futem që ç’ke me të në rol. Do të  jem një super prostitutë më beso”.

Rudina Dembacaj do të sjellë shfaqjen e saj të dytë në teatër që titullohet “Venecia” .

Burimi: Iconstyle.al

Shpërndaje
Share.

Komento