Skip to content
Të Gjitha

100 Vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës, ceremonia mbledh bashkë Metën dhe Ramën, mungon Basha

· 1 min lexim

Është organizuar ditën e sotme ceremonia solemne për 100-Vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Ku të pranishëm janë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj dhe shumë politikanë të tjerë.

Ndërkohë kryeminstri Rama ka shkruar në rrjetin social Facebook se 100 vjet më parë luftëtaret e Vlorës hynë triumfues në qytetin e çliruar.

“Sot, 100 vjet më parë, luftëtarët e Vlorës hynë triumfues në qytetin e çliruar, pas një lufte nga më të pabarabartat e mundshme dhe një fitoreje ushtarake nga më të pamundurat në histori”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1746591535494091/?vh=e&extid=VKNIK4tr591r5oWG&d=n

Ndërkohë i ftuar në ceremoni ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por për arsye që nuk dihen, nuk ka shkuar.