Kreu i opozitës Lulzim Basha ka kujtuar mbrëmjen e sotme një tjetër dështim të qeverisë Rama.
Me anë të një postimi në “Instastori”, kryedemorkati Basha thotë se kryeministri Edi Rama premtoi legalizimin falas, por sipas tij ai nuk e ka mbajtur këtë premtim.
“60 ditë deri më 25 prill, 10 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi legalizime falas. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja: Jo!
Legalizimet, Artan Lame: Për gjysmë viti arkëtuam 1.4 miliardë lekë”, është shprehur Basha në Instagram.
Kujtojmë se prej ditësh tashmë kreu i Partisë Demokratike e ka zhvëndosur fushatën elektorale të 25 prillit në rrejtet sociale. Thujase të gjitha dështimet e qeverisë Rama ai i ka faktuar ndërmjet provave të nxjerrja në Instagram ose Facebook.
Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka dështuar plot 100 herë në tetë vjet qeverisje. Më herët ai solli në vëmendje premtimet e Ramës mbi arsimin në vend.
Kreu i PD theksoi se Rama premtoi arsimin falas për të gjithë por diçka e till nuk u bë kurrë realitet, madje sipas Bashës vetë Rama e ka pranuar se “nuk ka arsim falas për të gjithë”.
Tre javë më parë, Basha prezantoi programin e PD për arsimin ku ndër të tjera premtoi bursë të plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 lekë dhe gjysmëbursa për studentët nga familje me të ardhura mbi 64 000 lekë.
Kreu demokrat garantoi gjithashtu edhe pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike. Në planin e PD thuhej se asnjë mësues nuk do të kishte rrogën më pak se 700 euro. Një premim tjetër i dhënë janë dhe 350 mijë tekste shkollore që do të jepen falas.