Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një deklarate për mediat u shpreh se partia që ai drejton po harton një plan për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë që ka zaptuar vendin. Ai siguroi qytetarët se do të denoncojë me forcë “tentativën fashiste që rrezikon përkeqësimin e klimës së biznesit mes represiont”.
“Vendi po kalon një krizë të thellë ekonomike. PL angazhohet të denoncojë me forcë tentativën fashiste që rrezikon përkeqësimin e klimës së biznesit mes represiont. Mjafton kërcënimi për 10 fishim të taksave për të kuptuar se është koha për ti dhënë fund një herë e mirë kësaj bande në qeverisjen e vendit që po varfëron cdo ditë shqiptarë, Kujtojnë se mund të zgjasin ditët e saj mes shantazhit e duke 10 fishuar kostot e projekteve që ia jep oligarkëve”, ka deklaruar Meta.
Ndërkohë duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me kreun e PL-së eksperti i ekonomisë, Petraq Milo deklaroi se paketa fiskale e propozuar nga qeveria ka si qëllim të shumëfishojë gjobat dhe do të godasë biznesin.
“Paketa e propozuar godet ekonominë dhe rrezikon punësimin. Çdo vend pune i humbur është i rëndësishëm. Paketa fiskale do të rrisë barrën fiskale për industrinë e pijeve nga rritja e akcizës dhe nga tatimi special. Paketa fiskale do të shumëfishojë gjobat mbi 10 herë për biznesin. Paketa fiskale nuk adreson forcimin e administrimit fiskal. Duke rritur gjobat tentohet të rritet më shumë evazioni fiskal”, tha Milo.