1 viktimë dhe 5 të plagosur: Zbardhen detajet dhe pamjet nga aksidenti i rëndë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që i ka marrë jetën një 35 vjeçari dhe ka plagosur 5 të tjerë në qytetin e Gramshit.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kabash dhe sipas Policisë shkak për aksidentin ka qenë një defekt teknik i mikrobusit, i cili ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.

Si pasojë e përmbysjes së fortë ka humbur jetën njëri nga pasagjerët, ndërsa shoferi dhe katër të tjerët, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe mësohet se dy prej dyre janë në gjendje të rëndë.

Raport tv raporton se viktima është Andon Llapushi 35 vjeç, ndërsa të plagosurit janë Shaban Paja 67 vjeç, Erald Blogu 25 vjeç, Reardio Blogu 25 vjeç, Amarildo Barjami 22 vjeç, Noli Kotorri 33 vjeç.

Kujtojmë se lehtësimi i masave të marra për parandalimin e pandemisë, ka rikthyer aksidentet në vendin tonë.

INSTAT raportoi se në muajin mars u shënuan 65 aksidente rrugore nga 127 aksidente të ndodhura në muajin mars të një viti më parë, duke u ulur me 48,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i përket numrit të të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) në mars u regjistruan 94 persona nga 176 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 46,6 %, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2020, është 360 persona nga 483 persona, duke u ulur me 25,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

LEXO: Kufizimi i qarkullimit nga Covid-19 përgjysmoi aksidentet gjatë muajit mars

Shpërndaje
Share.

Komento