1 ton kanabis brenda shpellës, goditet në Greqi rrjeti i trafikantëve shqiptarë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia greke në bashkëpunim me DEA-n, po zhvillojnë një mega operacion antidrogë në veri të ishullit Skopelos.

Deri më tani janë sekuestruar 1 ton kanabis, shkruajnë media greke.

Lënda narkotike ishte fshehur në një shpellë në ishullin Piperi.

Ky operacion i përbashkët midis DEA-s dhe autoriteteve greke, ka për qëllim të godasë një rrjet trafiku droge Shqipëri-Greqi-Turqi.

Dyshohet se pjesë e rrjetit janë edhe disa shtetas shqiptarë.

Ndërkohë aksioni i sotëm është vazhdimësi e atij të zhvilluar disa ditë më parë, kur u arrestuan disa trafikantë, midis të cilëve dy shqiptarë, si dhe u sekuestruan dy gomone me drogë

Shpërndaje
Share.

Komento