Skip to content
Aktualitet

1 i vdekur dhe 7 të plagosur në Kavajë, zbulohen emrat e personave të përfshirë në ngjarje

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës, në lagjen nr.4 të këtij qyteti.

Një 50-vjeçar ka mbetur viktimë e një përplasjeje me armë zjarri. Është mësuar identiteti i personit që mbeti i vrarë mesditën e sotme në Kavajë.

Sipas “FaxWeb.al”,  ai është identifikuar si Ramazan Hasalliu, rreth 50-vjeç, dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me dy grupet kriminale që janë përplasur mes tyre.

Hasalliu ka qenë duke blerë bukë, në momentin që është vrarë aksidentalisht nga breshëria e armëve. Po ashtu burime bëjnë me dije se një prej personave të arrestuar nga ana e Policisë si i dyshuar për ngjarjen është Erlado Hyka, 22-vjeç.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe 7 persona të tjerë. Mësohet se një nga 7 të plagosurit është në gjendje të rëndë për jetën dhe se është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.