Shikoni me kujdes kartën tuaj të identitetit sepse janë plotë 1.4 milionë të tilla që skadojnë gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti.
Neglizhenca e qytetarëve duke mos i kushtuar vëmendje këtij detaje, ka bërë që të aktivizohen strukturat shtetërore duke ngritur një fushatë sensibilizimi, në mënyrë që procedura të përfundojë në kohë dhe mos të haste asnjë problem.
Ministria e Brendshme duke bashkëpunuar me Postën Shqiptare u bëjnë apel të gjithë personave që e kanë këtë problem të paraqiten pranë sporteleve për të bërë aplikimin në mënyrë që të shmangin fluksin.
Për rinovimine kartës së identitetit mjafton vetëm kuponi në postë dhe paraqitja pranë kompanisë Aleat, e kundërta qëndron për pasaportat. Aplikuesit duhet të paraqiten pranë komisariatit që i ka nën juridiksion.
Deri në datën e zgjedhjeve, shqiptarët kanë afro 6 muaj kohë për t’u pajisur me letërnjoftimet e reja, pasi në të kundërt nuk do të munden të votojnë.