- Reklamë -spot_img
7.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetVritet biznesmeni në mes të Himarës, plagoset motra

Vritet biznesmeni në mes të Himarës, plagoset motra

- Reklamë -spot_img

Atentat në mes të Himarës. Është vrarë me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 09:00. Goro po ecte në shëtitoren e Himarës, kur është rrëzuar nga të shtënat e armëve.

Goro ështe qëlluar me armë zjarri pranë një supermarketi, në pronësi të motrës së tij! Autori ka zbritur nga një furgon, ku ishin edhe tre persona të tjerë dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend biznesmenin.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe një grua, e cila mendohet se është motra e tij. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet ende nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj