- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPolitikëViti i ri shkollor, ministrja e Arsimit: Kemi gati skenarët, 500 mësues...

Viti i ri shkollor, ministrja e Arsimit: Kemi gati skenarët, 500 mësues shtesë

- Reklamë -spot_img

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në fjalën e saj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u shpreh janë përgatitur skenarët nëse do të ketë përkeqësim të situatës me koronavirus në vendin tonë. Në vijim të kësaj, Kushi tha se këtë vit janë duke hartuar një vendim që të kenë 500 kuota shtesë për zëvendësimin e mësuesve në rast të skenarit më të keq.

Ne jemi të përgatitur, i kemi të gjitha skenarët gati, megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish. Vazhdon procesi i trajnimit për aftësitë digjitale për mësuesit tanë. Sot mësuesit janë shumë më të aftë të përdorin programe të avancuara. Vjet kishim 1 mijë kuota për të zëvendësuar mësuesit me COVID, karantinë. Ne për ti paraprirë çdolloj skenari jemi duke hartuar një tjetër vendim që këtë vit të kemi 500 kuota shtesë në dispozicion. Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë pa probleme”, tha Kushi.

Nga 170 objekte arsimore të përfshira në rindërtim, Kushi tha se kanë përfunduar 68 prej tyre.

Programi i rindërtimit, shifrat që kam marrë sot në mëngjes. Nga 170 objekte të përfshira në rindërtim 68 e prej tyre kanë përfunduar, 36 nga buxheti i shtetit, nga bashkia kemi 13 objekte arsimore (11 shkolla, 2 kopështe) nga BE kemi 19 objekte arsimore (15 shkolla, 4 kopështe)”, tha ministrja.

Në të gjithë vendin Kushi tha se janë shtuar shkollat qendër komunitare, nga 270 në 470. Për herë të parë nënvizoi Kushi, është futur arsimi special për nxënësit me aftësi ndryshe, madje edhe numri i punonjësve psikosociale sipas saj është dyfishuar duke shkuar në 600 punonjës.

Për herë të parë këtë vit kemi përfshirë mësimin e gjuhës angleze që në klasë të parë. Gjuha angleze është e rëndësishme për tu përfshirë në treg pune. Kemi punuar gjatë për kurrikulat. Sot po vazhdon trajnimi i mësuesëve që po japin mësim në klasë të parë. Shkolla qendër komunitare, nga 270 sot kemi 470 shkolla qendër komunitare, kemi shtuar numrin, sidomos në shkollat e reja. Këto po kthehen në qendra sociale kulturore.  280 mijë nxënës në të gjithë vendin me tekste falas. Kemi 4672 nxënës me aftësi ndryshe. Për herë të parë kemi futur arsimin special dhe mësues për tu shërbyer vetëm nxënësve me aftësi speciale. Vëmendja ndaj tyre nxënësve dhe ëktë vit do jetë më e madhe. Shërbimi psikosocial në shkolla, e kemi dyfishuar nurmin e punonjësve psikosocial. Kemi 600 punonjës psikosocialë”, tha më tej ministrja.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj