Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Viti i ri shkollor, ministrja e Arsimit: Kemi gati skenarët, 500 mësues shtesë

10:59 13/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në fjalën e saj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u shpreh janë përgatitur skenarët nëse do të ketë përkeqësim të situatës me koronavirus në vendin tonë. Në vijim të kësaj, Kushi tha se këtë vit janë duke hartuar një vendim që të kenë 500 kuota shtesë për zëvendësimin e mësuesve në rast të skenarit më të keq.

“Ne jemi të përgatitur, i kemi të gjitha skenarët gati, megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish. Vazhdon procesi i trajnimit për aftësitë digjitale për mësuesit tanë. Sot mësuesit janë shumë më të aftë të përdorin programe të avancuara. Vjet kishim 1 mijë kuota për të zëvendësuar mësuesit me COVID, karantinë. Ne për ti paraprirë çdolloj skenari jemi duke hartuar një tjetër vendim që këtë vit të kemi 500 kuota shtesë në dispozicion. Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë pa probleme”, tha Kushi.

Nga 170 objekte arsimore të përfshira në rindërtim, Kushi tha se kanë përfunduar 68 prej tyre.

“Programi i rindërtimit, shifrat që kam marrë sot në mëngjes. Nga 170 objekte të përfshira në rindërtim 68 e prej tyre kanë përfunduar, 36 nga buxheti i shtetit, nga bashkia kemi 13 objekte arsimore (11 shkolla, 2 kopështe) nga BE kemi 19 objekte arsimore (15 shkolla, 4 kopështe)”, tha ministrja.

Në të gjithë vendin Kushi tha se janë shtuar shkollat qendër komunitare, nga 270 në 470. Për herë të parë nënvizoi Kushi, është futur arsimi special për nxënësit me aftësi ndryshe, madje edhe numri i punonjësve psikosociale sipas saj është dyfishuar duke shkuar në 600 punonjës.

“Për herë të parë këtë vit kemi përfshirë mësimin e gjuhës angleze që në klasë të parë. Gjuha angleze është e rëndësishme për tu përfshirë në treg pune. Kemi punuar gjatë për kurrikulat. Sot po vazhdon trajnimi i mësuesëve që po japin mësim në klasë të parë. Shkolla qendër komunitare, nga 270 sot kemi 470 shkolla qendër komunitare, kemi shtuar numrin, sidomos në shkollat e reja. Këto po kthehen në qendra sociale kulturore.  280 mijë nxënës në të gjithë vendin me tekste falas. Kemi 4672 nxënës me aftësi ndryshe. Për herë të parë kemi futur arsimin special dhe mësues për tu shërbyer vetëm nxënësve me aftësi speciale. Vëmendja ndaj tyre nxënësve dhe ëktë vit do jetë më e madhe. Shërbimi psikosocial në shkolla, e kemi dyfishuar nurmin e punonjësve psikosocial. Kemi 600 punonjës psikosocialë”, tha më tej ministrja.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: featured-newskushiplaniviti i ri shkollor

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Operacion i madh policor në Kosovë/ Qytetarët serb kundër, godasin policinë

Operacion i madh policor në Kosovë/ Qytetarët serb kundër, godasin policinë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English