- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetVdekja tragjike e Jonadës, “The Times” i kushton një artikull vogëlushes 7-vjeçare

Vdekja tragjike e Jonadës, “The Times” i kushton një artikull vogëlushes 7-vjeçare

- Reklamë -spot_img

Tragjedia në Potam ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia ka marrë vëmendjen e gjigandit mediatik “The Times”. Kjo e fundit shkruan sot në lidhje me tragjedinë dhe me situatën aktuale të protestave.

Times i drejtohet Jonadës si ‘vajza britanike’, pasi ajo jetonte në Britainë e Madhe bashkë me familjen dhe ishte kthyer në Shqipëri për të pushuar në bregdetin shqiptar, por që fatkeqsisht nuk pushoi dot e qetë, pasi humbi jetën tragjikisht.

Joada kishte lindur dhe jetonte me prindërit në Angli, ndërsa ishte kthyer në Atdhe për disa ditë pushime.

 

Pjesë nga shkrimi:

Jonada Avdia ishte duke notuar në det me të atin në Potam, në jug të vendit, kur u godit nga skafi i një oficeri, i cili dyshohet se ka bërë “manovra të rrezikshme”.

Edi Rama , kryeministri i Shqipërisë, përballet me kërkesat për të dhënë dorëheqjen mes zemërimit në rritje të publikut për vdekjen e Jonadës. Është incidenti i tretë me skafë në plazhet e Shqipërisë këtë verë. Komisari i policisë Arjan Tase, i cili drejtonte skafin, është akuzuar për “vrasje nga pakujdesia”, e cila dënohet maksimalisht me pesë vjet.

Jonada, nga Barking, në lindje të Londrës, ishte me pushime me babain e saj, Bledarin dhe nënën, Ermira, kur u godit rreth 15 metra nga bregu pasditen e së martës.

Avdia, 39 vjeç, i cili është drejtor i një kompanie ndërtimi, tha: “Ai [skafi] erdhi në drejtimin tonë dhe erdhi me shpejtësi djallëzore dhe më ndau mua dhe vajzën.

U zhyta nën ujë dhe anija goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë të gjithë. Pashë që mjeti u largua, por më pas u kthye, ndaloi varkën dhe doli në breg”.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale një video të babait të Jonadës duke u përballur me Tasen në plazh.

Qindra homazhe me qirinj dhe lule janë vendosur në plazh dhe përballë zyrës së kryeministrit. Rama, 58 vjeç, shkroi në Tëitter se vdekja e Jonadës ka “tronditur të rinj e të moshuar dhe ka krijuar një ndjenjë serioze shqetësimi”.

Ai tha se policia po merrte masa për të garantuar sigurinë e njerëzve në det.

Mirela Kumbaro, ministrja e turizmit, tha se Jonada u vra “për shkak të marrëzisë së një njeriu që shkeli çdo ligj dhe çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme”.  Ajo ka bërë thirrje për “dënim maksimal”.

Protestat janë mbajtur në të gjithë vendin, ku dhjetëra marshues që u përleshën me policinë në kryeqytet, Tiranë. Shefi i policisë Gledis Nano ka shkarkuar 15 efektivë të ngarkuar për  sigurinë në plazhin ku Jonada po notonte. Nano tha se “nuk do të toleronte asnjë oficer policie” i cili nuk do të përmbushte me rigorozitet detyrën e tij në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Tase, një oficer i lartë në qytetin e Elbasanit, kishte çuar anëtarët e familjes së tij nga Porto Palermo, pesë milje poshtë bregdetit, në Potam. Hetuesit thonë se ai dyshohet se ka kryer “manovra të rrezikshme” në një zonë të destinuar vetëm për notarët që ishte e shënuar qartë me bova.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj