- Reklamë -spot_img
12.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetVazhdon ‘loja’, ndryshon sërish çmimi i karburantëve në vend

Vazhdon ‘loja’, ndryshon sërish çmimi i karburantëve në vend

- Reklamë -spot_img

Vazhdon sërish ‘loja’ e Bordit të Transparencës duke ulur çmimin e naftës, por sërish duke mos reflektuar çmimin e bursës.

Bordi i Transparencës ka vendosur që një litër naftë të tregtohet për 237 lekë, benzina për 227 lekë dhe gazi për 100 lekë/ litri.

Theksojmë se aktualisht në bursë çmimi i naftës është 110 dollarë për fuçi.

Prej datës 29 prill në pikat e karburanteve në vend konkretisht nafta është tregëtuar për 243 lekë, benzina për 223 lekë dhe gazi për 106 lekë.

Theksojmë se “Gazeta Reforma” vazhdimisht ka bërë krahasimin midis çmimit të naftës në bursë dhe atij që është vendosur herë pas herë nga Bordi i Transparencës në vendin tonë.  Kemi konstatuar me anë të vlerave krahasuese, se çmimi i vendosur nga Bordi i Transparencs nuk e ka reflektuar çmimin me të cilin nafta shitet në bursë.

Njoftimi i Bordit:

Bordi i Transparencës në datë 7 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 215 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

 

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj