- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreSportBotaUdhëheqësi i opozitës ruse, Navalny fiton çmimin e rëndësishëm

Udhëheqësi i opozitës ruse, Navalny fiton çmimin e rëndësishëm

- Reklamë -spot_img

Kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexey Navalny iu dha çmimi vjetor i Parlamentit Evropian për të drejtat e njeriut të mërkurën, për përpjekjet e tij për të sfiduar kontrollin e Presidentit Vladimir Putin.

Alexey Navalny, 45 vjeç, i cili u helmua në gusht 2020, po vuan një dënim dy vjet e gjysmë për shkeljet e lirimit me kusht të cilin  ai e ka cilësuar si të falsifikuara. BE ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve rusë për helmimin dhe burgosjen e Navalny. Moska ka mohuar çdo keqbërje dhe akuzon BE -në për ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Putin gjithashtu ka mohuar akuzat perëndimore se Navalny ishte burgosur për aktivitetet e tij politike, ndër të tjera ai tha se ishte ndëshkuar për shkeljen e ligjit.

“Ai ka luftuar pa u lodhur kundër korrupsionit të regjimit të Vladimir Putinit. Kjo i kushtoi atij lirinë dhe gati jetën. Çmimi i sotëm njeh trimërinë e tij të jashtëzakonshme dhe ne përsërisim thirrjen tonë për lirimin e tij të menjëhershëm, ”tha Parlamenti Evropian në Tëitter, duke shpallur Navalny si fitues.

Fituesit e mëparshëm të Çmimit Sakharov prej 50,000 eurosh (59,000 dollarë) për lirinë e mendimit, të quajtur sipas disidentit sovjetik Andrei Sakharov, përfshijnë Presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela, opozitën demokratike të Venezuelës dhe aktivisten pakistaneze të arsimit Malala Yousafzai. Navalny  më 11 tetor u shpreh se komisioni i burgut e kishte caktuar atë një ekstremist dhe terrorist, gjë të cilën ai e ka mohuar kategorikisht.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj