- Reklamë -spot_img
7.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetTransporti publik merr vendimin: Nga sot numri i urbanëve në Tiranë... (Dokumenti)

Transporti publik merr vendimin: Nga sot numri i urbanëve në Tiranë… (Dokumenti)

- Reklamë -spot_img

Unioni i Transportit Publik ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotme do të ketë një përgjysmim të numrit të urbanëve në Tiranë.

Ky veprim i tyre vjen për shkak të mosmarrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori publik ka pësuar gjatë pandemisë.  Gjithashtu në deklaratë ata kanë shkruar se sektori ka shkuar deri në kapitullimin e ekonomik.  Ata kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë dhe presin zgjidhjen e kërkesave nga institucionet përkatëse.

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar,
Përfaqsuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e
transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka
marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe
sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të
stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së
mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato
qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori.
Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e
isntitucioneve përgjegjëse.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj