- Reklamë -spot_img
-1.5 C
Tirana
Faqja kryesoreRajoni - BotaKosovëRënie e infektimeve të reja, ja si paraqitet situata e Covid-19 në...

Rënie e infektimeve të reja, ja si paraqitet situata e Covid-19 në Kosovë

- Reklamë -spot_img

Ministria e Shëndetësosë së Kosovës bën të ditur situatën e Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.  Nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërsa për sa i përket rasteve të reja ka një rënie drastike, pasi nga  2.032 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër  Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.  Ndërkohë që sot janë shëruar 10 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarëve në 158010 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

27 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.032 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010.

Në total numri i rasteve aktive është 343.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj