- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetRama tha se vendimet e arbitrazhit janë konfidenciale, Bardhi publikon dokumentet

Rama tha se vendimet e arbitrazhit janë konfidenciale, Bardhi publikon dokumentet

- Reklamë -spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama , i cili tha se vendimet e gjykatës së arbitrazhit për çështjen “Becchetti” janë konfidenciale. Bardhi ka publikuar dokumentet që tregojnë vendimin e arbitrazhit dhe thotë se Rama gënjen.

Deputeti demokrat shkruan se Rama refuzoi ngirtjen e komisioni hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Beçhetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Becchetti.

Kujtojmë se Parlamenti votoi sot kundër ngritjes së komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”, ndërsa Rama tha se një veprim i tillë do të ishte kundër parimeve kushtetuese, pasi Becchetti është në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe shtoi se vendimi është konfidencial.

Gjykata e arbitrazhit vendosi në favor të Francesco Becchetti-t në prill të vitit 2021 dhe argumentoi në vendin se mbyllja e televizionit të biznesmenti Italian ishte e motivuar politikisht. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka dejklaruar vazhdimisht se Becchetti nuk do të marrë “asnjë kokërr leku” nga Shqipëria, ndërkohë që arkëtimi i gjobës ka filluar.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj