- Reklamë -spot_img
7.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPolitikëNisja e vitit të ri akademik, Gjekmarkaj ironizon qeverinë

Nisja e vitit të ri akademik, Gjekmarkaj ironizon qeverinë

- Reklamë -spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me nisjen e vitit të ri akademik. Gjekmarkaj në postimin e tij shkruan se dita e parë e universitetit për studentët ka nisur me kaos dhe paqartësi. Ai ndër të tjera ka hedhur akuza ndaj qeverisë se nuk ia ka doli që të marrë masa efikase kundër pandemisë.

Gjekmarkaj ka thënë ndër të tjera se qeveria nuk ka marrë asnjë masë sigurie për pandeminë e COVID-19.

Statusi i plotë:

Sot pas një periudhe të gjatë studentët u kthyen në auditore ! Në fakt na kanë munguar studentët gjatë eksperimentit pothuaj të dështuar të online-it e po aq atyre u ka munguar auditori , gjithë magjia didaktike e sociale që ai bart ! Ju urojmë një vit sa më të mirë me sa më shumë suksese. Por ënde ne jemi në maja të larta rrezikshmerie persa i perket pandemisë, me shumë infektime, me shumë vdekje dhe jemi po kaq në pika shumë të ulta vaksinimi si shoqëri e ënde ënde ënde me të ulta në fashat studentore!

Kjo qeveri nuk jua doli kurrë të marrë masa efikase kunder covid-19. Me këtë as nuk zvogëlojmë e as mohojmë punën e madhe të mjekve shqiptarë. Por kjo qeveri pat një sukses të pamohueshëm. Ajo ja doli t’i japë status normaliteti anornales, ta shnderrojë fatkeqësinë në diçka të zakonshme, shndërrimin e vdekjes në statistike, fshehjet e tyre në praktike. Në këto kushte Universitet shqiptare hapin dyert pa asnjë mundesi masash sigurie dhe kjo jo për fajin e Universiteteve të cilave Qeveria Rama në tetë vjet u ka ofruar shumë trysni e preson , kapje e propagandë, por zero investime. Sot Universitetet s’kanë hapesira alternative për të krijuar distanca sigurie, s’kanë personel për të kontrolluar çertifikatat e vaksinimit, s’ka teste të shpejta ! Dita e parë dështoi në çdo qelizë në këto perpjekje !

Rojet tek dera nuk mund ta marrin këtë përgjeqesi e sa kanë mundesi në asnjë pikpamje ta bëjnë këtë! Pedagogët po njësoj nuk mund të shndërrohen në personel policor e mjeksor ! Megjithatë Qeveria topin ja lë ke dera Universiteteve, përgjegjësinë krejt mbi ta ! Ndërkohë që nuk prezantoi asnjë strategji si do të menaxhohej situata apo si do të realizohej vaksinimi efikas i studentëve! Studentët ngjeshen me njëri tjetrin në salla të vogla , pa maska e pa gjë tjetër në mëshirë të fatit ! Ata vërtetë janë të gëzuar që kthehen aty, por do duhej që ky gëzim të mbrohej, jeta e tyre dhe e pedagove po kaq dhe atë nuk mund ta mbrojnë fakultetet apo Universitetet të vëna perballë faktit të kryer.

Qeveria e propagandës është qeveri e rrezikut ! Qeveria e gënjeshtrave e relativizon vleren e jetës së trupës akademike dhe të studentëve shqiptarë! Gënjeshtrat nuk janë janë masa, propaganda nuk është siguri, hipokrizia nuk është zgjidhje, fjalimet nuk janë ilaç. Sot shkolla filloi e bashkë me të pasiguria me lutjen o Zot bëje mirë.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj