- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetNdeshja e parë histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, zbulohet data dhe...

Ndeshja e parë histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, zbulohet data dhe vendi

- Reklamë -spot_img

Tetori i këtij viti do të sjellë një ndeshje midis Kombëtares shqiptare dhe asaj të Arabisë Saudite.  Departamenti i Komunikimit në Federaqtën Shqiptar të Futbollit ka bërë me dije se është arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për të luajtur një ndeshje në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndeshja midis 2 shteteve bëhet me dije se do të mbahet në datën 26 tetor 2022. Ndërkaq, ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo miqësore nuk janë bërë ende publike dhe mbeten ende për t’u përcaktuar pas diskutimeve finale mes dy federatave. Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, pasi nuk janë përballur kurrë më parë në të kaluarën në futboll.

Në muajt e ardhshëm deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera sipas kalendarit të FIFA-s, teksa FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës.

Në muajin shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy përballjet e fundit të grupit në UEFA Nations League. Më 24 shtator kuqezinjtë përballen në transfertë me Izraelin, ndërsa më 27 shtator do të presim Islandën në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Më pas do të jetë radha e ndeshjeve miqësore.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj