Policia financiare në Maqedoni ka bërë kallëzim penal për ministrin aktual të vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu dhe paraardhësit e tij për pagesë të paligjshme të honorareve në vlerë prej 37 mijë euro.
Sipas mediave maqedonase në listën e kallëzimeve gjithashtu janë edhe një ish-këshilltare në Ministrinë e Vetëqeverisjes lokale dhe një zyrtare përgjegjëse për zbatimin e programit IPA midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Ato kanë përfituar honorare me vlerë 2.2 milionë denarë, edhe pse janë të punësuara në mënyrë të rregullt në ministri.