Gjendje lufte në Egje/ Greqia mobilizon flotën dhe forcat ajrore, gatishmëri ndaj një provokimi turk
Greqia ka mobilizuar sërish në maksimum flotën detare dhe forcat ajrore, në gatishmëri lufte në rast të një tjetër provokimi turk.
Shkak për gatishmërinë e forcave greke është bërë anija “Oruc Reis” dhe flota turke që shoqëron gjiganden turke të kërkimit të naftës.
Mobilizimin e forcave ushtarake e ka bërë të ditur vetë qeveria greke dhe ministria e mbrojtjes, pas publikimit të disa fotove të Forcave të Armatosura.
Ato janë vendosur në gadishmëri të lartë sidomos në zonën e ishullit Kastelorizo ku po monitorojnë të gjitha veprimet e anijes turke “Oruç Reis”.
Flota greke ka marrë udhëzime për të mos lejuar asnjë lëvizje të Turqisë në zonën e 6 miljeve detare të territorit të saj.
Kujtojmë se Turqia nxorri përsëri në det anijen “Oruc Reis” në zonën e Kastelorizo, ndërsa Ankaraja me Navtex-in e 11 tetorit, bënte të ditur se kërkimet sizmike mund të zhvillohen në një zonë prej 6.5 milje detare larg me ujërat territoriale greke./GazetaReforma.com/