- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetFinalja e 25 Majit/ FSHF publikon kalendarin e aktiviteteve

Finalja e 25 Majit/ FSHF publikon kalendarin e aktiviteteve

- Reklamë -spot_img

Përgjatë dhe pas ndeshjes së datës 25 maj do të ketë jo vetëm futboll por edhe aktivitete të ndryshme në Tiranë.

Zbulohet kalendari i aktiviteteve dhe plani i masave që FSHF do të marrë për këtë sfidë.

Vetë drejtori i marketingut Gazmend Malo në FSHF ka brë zbardhjen e axhendës:
“Rruga kryesore e hyrjes në Tiranë që është Rruga e Durrësit do të ketë sinjalistika për ekipet ku do të shkojnë dhe orientimet e rastit. Sheshi “Skënderbej” do të ketë një organizim të veçantë, i quajtur “Fan Fest”, dhe ku të gjithë njerëzit mund të hyjnë dhe ku do të ketë lojëra futbolli për të gjithë. Futbolli do të jetë “tema e ditës” për të gjithë. Do të vijë trofeu i vërtetë, i ruajtur me security maksimal dhe të gjithë njerëzit mund të vijnë të bëjnë foto, por nuk mund ta prekin. Bulevardi do të bëhet jeshil dhe nga ana vizive do të perceptohet që ky është kryeqyteti ku ky event i madh do të mbahet. Përveç sheshit “Skënderbej” ka edhe dy pika ku do të organizohen dy tifozeritë e klubeve që do të vijnë në Tiranë, të quajtura “Fan Meeting Point”. Secila tifozeri ka grupimet e veta dhe është menduar edhe se si do të drejtohen për të shkuar në pikat e tyre të takimit, përmes ekraneve, tabelave drejtuese. Një pikë do të jetë te Pedonalja në Tiranë, ndërsa pika tjetër e takimit do të jetë te diga e liqenit. Janë dy pika të afërta me stadiumin. Do të ketë darkë gala sa i përket protokollit zyrtar të ndeshjes. Kjo darkë do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit, në një lloj skenografie të rrallë që nuk është bërë kurrë në Shqipëri. Darka do të zhvillohet në skenë, ku do të jenë drejtuesit më të lartë të UEFA-s dhe Federatës, kryeministri, kryetari i Bashkisë etj. Përveç protokollit që përfshin shkëmbimin e dhuratave, do të ketë edhe një shfaqje të përgatitur për miqtë. Ka pasur disa trajnime të forcave të sigurisë që do të jenë brenda perimetrit të stadiumit dhe do të ketë 650 steëard-ë minimumi që do të jenë në stadium, ndërsa jashtë stadiumit do të ketë të paktën 1500 forca policore që do të garantojë rendin në çdo gjë që mund të ndodhë jashtë. Pra mbi 2100 forca që do të garantojnë sigurinë e kësaj finaleje. Gjithashtu, do të ketë të paktën 400 vullnetarë që do të jenë forca ndihmuese në nivel orientimi, suporti të njerëzve që do të jenë për këtë aktivitet”.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj