- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetSocialeEpidemiologu del kundër vaksinimit me detyrim, tregon çfarë po ndodh në vend

Epidemiologu del kundër vaksinimit me detyrim, tregon çfarë po ndodh në vend

- Reklamë -spot_img

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka folur sërish në lidhje me situatën e COVID-19, në vendin tonë, rastet e infektimit dhe për vaksinimin e  detyrueshëm.

Alimehmeti ka shprehur qëndrimin e tij kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe ka thënë se nuk është bërë mjaftueshëm që popullata të fitoj besimin. Ai ka sjell dy shembuj që janë në kahe shumë të kundërta si është rasti i Britanisë së madhe dhe Francës.  Ai ka thënë ndër të tjera se pasi të ezaurohen të gjitha mundësitë në mund të fillojmë dhe ta bëjmë vaksinimin e  detyrueshëm, por jo në këtë fazë.

“Si shëndet publik ne nuk kemi bërë mjaftueshëm që të çojmë informacionin e besueshëm të qytetarëve, ndryshe nuk kishte pse vaksinimi të bëhej i detyrueshëm. Ne nuk kemi shkuar në terren derë më derë te qytetarët, kontakti personal është shumë i fortë, detyrimi është i parakohshëm sa kohë që ne nuk i kemi konsumuar të gjitha hapat.

Ne kemi dy shembuj, është Britania , ku ka funksionuar shumë më mirë informacioni, dhe Franca po përpiqet të bëjë gjithçka të detyrueshme dhe mbetet pas me numrat e vaksinimit. Duhet të shkohet deri te figurat fetare, të artit që të bindnin njerëzit për tu vaksinuar.

Pasi të ezaurohen të gjitha mundësitë, mund të kërkonim vaksinimin e detyrueshëm, vetëm atëherë që të kemi garanci se vaksina mbron nga infektimi. Ne kemi shumë studentë që e kanë kaluar Covidin në rrugë natyrore, çfarë shtojmë me vaksinën? Këtu kemi një vakum rruge, kontakti dhe informacioni, që duhet ta bëjnë të gjithë nga i pari te i fundit”, u shpreh Alimehmeti.

Më tej Alimehmeti ka thënë se vaksinimi i detyrueshëm do të sjell edhe  pasoja të tjera, pasi operojnë rreth 1500 kompani të cilat nxjerrin pasaporta të rreme dhe se pasaporta e vaksinimit nuk është e vërtetueshëm sipas tij.

“Di që ministria ka prodhuar disa informacione online, që janë pak veta që e kërkojnë, ai që e kërkon nuk është hezitues, ai nuk shkon që ta kërkojë vetë informacionin. Duhet të marrim parasysh që ka një fenomen tjetër kur e bëjnë të detyrueshëm, që është vaksinimi fiktiv. E kishim parë të raportuar në Evropë dhe SHBA, por nuk e kishim hasur në vendin tonë.

Njerëz që nuk janë vaksinuar dhe kanë dokumentin sikur e kanë kaluar, janë njerëz që dëmtojnë shëndetin e tyre. Nuk mund të themi që të vaksinuarit nuk infektojnë persona të tjerë. 1 vaksina eviton shenjat e rënda të sëmundjes, ka qenë gabim perceptimi dhe retorika që vaksina do të ishte fundi i kësaj pandemie.

Kjo kthehet në zhgënjim, në pozicion, në frenim, në hezitim, na kthehet kundër. Patjetër që përbën vepër penale, është njësoj si patenta e marrë pa dhënë provimin. Nuk do të kishte ndodhur në rast se nuk do të ishte e detyrueshëm. Kjo lojë nisi që në Dhjetor të 2020-tës, dhe sapo u përmend fjala detyrim janë 1500 kompani që merren me prodhimin e pasaportave të rreme. Vërtetimi i vaksinimit është i pamundur”, tha më tej epidemiologu.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj