- Reklamë -spot_img
7.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetKronikëE rëndë në Peqin! Ekzekutohet me armë zjarri një 45-vjeçar (Detajet e...

E rëndë në Peqin! Ekzekutohet me armë zjarri një 45-vjeçar (Detajet e para)

- Reklamë -spot_img

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur ditën e sotme qytetin e Peqinit.  Sipas informacioneve zyrtare nga Policia është gjetur i vrarë me armë zjarri në afërsi të lumit Shkumbin një shtetas 45-vjeç, i cili nuk është identifikuar ende.

“Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.”, njofton policia.

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat po vijojnë krehjen e zonës.

Gjithashtu nga të dhënat e para nga Prokuroria,dyshohet se  45-vjeçari është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët. Ende nuk është bërë identifikimi i viktimës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes

Peqin/ Informacion paraprak

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj