- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetE hapi Nuredin Dumani "kutinë e pandorës"? SPAK lëshon 32 urdhër-arreste

E hapi Nuredin Dumani “kutinë e pandorës”? SPAK lëshon 32 urdhër-arreste

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme SPAK ka vepruar me “dorë të hekurt” duke lëshur 32 urdhër-areste për persona me rekorde kriminale.

Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Henrik Hoxhajt, ka vendosur autoritetet në lëvizje dhe kanë firmosur në total 32 urdhër-arreste dhe 15 urdhër-kontrolle, raporton Ballkan Web.

Bëhet e ditur se  Dumani ka zbuluar të dhëna të sakta për bosë të bandave kriminale në disa qytete të Shqipërisë, më konkretisht, Tiranë, Fier, Lezhë dhe Elbasan.

Janë arrestuar deri më tani 10 persona, 2 prej të cilëve në Tiranë. Ndërkohë, urdhër-arreste janë lëshuar për Ervis Martinajn, Suel Çelën (në kërkim), Kamber Mehajn, Talo Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin.

Sokol Sanxhaktari ndodhet prapa hekurave i akuzuar për vrasje, mirëpo pas dëshmisë së Dumanit janë zbuluar implikime të tjera të tij. Sakaq, Dumani sipas “Ballkan Web” ka treguar detaje mbi një porosi vrasje. Sipas tij, një bos krimi, i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e një personi, por që ekzekutimi nuk u krye për arsye ende të paditura.
Kujtojmë që Dumani, ai u arrestua pak kohë më parë në Fier, mënjëherë pas atentatit të dështuar ndaj tij.

Ai u qëllua me breshëri plumbash pranë Elbasanit, por që arriti t’ia hidhte vetëm me një plagë në shpatull.

SPAK ka lëshuar urdhër arrest edhe ndaj Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish kryebashkiakut socialist të Elbasanit, Qazim Sejdini. Sanxhaktari ndodhet aktualisht në burg, por prokuroria ka ngritur akuza të tjera ndaj tij.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj