- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetDrogë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 32 vjeçari në Kavajë

Drogë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 32 vjeçari në Kavajë

- Reklamë -spot_img

Autoritetet e Policisë së Kavajës kanë bërë të mundur arrestimin e një 32-vjeçari. Gjatë një kontrolli të kryer në mjetin dhe banesën e tij i është gjetur drogë, municion dhe sende të tjera të paligjshme.

32-vjeçari ishte me precedent të mëparshëm penale në fushën e vjedhjes.

Procedohen penalisht dhe dy shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Sekuestrohen municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, pranga policie, një automjet dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme apo i mbajnë ato në banesë, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, mbi bazën dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues Sh. S dhe pasagjer shtetasit K. K dhe M. K.

Gjatë kontrollit në automjet dhe të banesës së shtetasit Sh. S, sherbimet e Policisë gjetën municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë(thikë) një palë pranga policie të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sh, S., 32 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e uniformës”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Kavajë, për veprime të mëtejshme.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj