- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet“Bandat shqiptare të peshojnë me flori për informacione”, ja analiza e Artan...

“Bandat shqiptare të peshojnë me flori për informacione”, ja analiza e Artan Hoxhës mbi hakerimin iranian

- Reklamë -spot_img

Sulmet e hakerave iranianë treguan se sa të pasigurta janë të dhënat e shqiptarëve të cilat tashmë kanë dalë në pazar. Ndërkohë që shteti elektronik ka rënë nuk dihet ende se sa kanë arritur hakerat të marrin nga serverat. Është bërë publike se ka pasur hakerim në të dhënat personale, në sistemin TIMS si dhe në sistemin e policisë së shtetit që është më e rënda, pasi policia përdor një sistem të mbyllur. Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Irani i ka bërë dëm të jashtëzakonshëm Shqipërisë me sulmet kibernetike, por dilema është se çfarë do të publikohet më tej.

Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se për këto informacione organizatat kriminale shqiptare paguajnë mirë, në mënyrë që të mësojnë se çfarë di DEA apo anti-mafia italiane për ta.

“Hakerat iranianë përveç dëmit të jashtëakonshëm që na kanë bërë. Ne na ka shpartalluar Irani, shteti dixhital dhe ne nuk e dimë se çfarë do të nxjerrin dhe çfarë dinë. Dalin edhe këto komunikimet me partnerët tanë strategjikë.

Organizatat kriminale shqiptare paguajnë me florinj, për të ditur se çfarë informacionesh ka DEA dhe anti-mafia italiane për ta. Vij nga Ekuadori dhe të them se ngarkesat e kokainës paguheshin edhe me dollarë edhe me lingota ari”, tha gazetari. Konkluzioni  gazetarit është se organizatat kriminale shqiptare të cilat kanë një buxhet të madh në dorë ka mundësi të paguejnë këto hakera për të zbuluar informacionet që policitë e huaj kanë për to, pra korrespondencat e DEA-s apo antimafias italiane me policinë shqiptare. Ekspertët e fushës kibernetike kanë deklaruar se këto sulme janë ndihmuar nga rrjedhja e të dhënave me patronazhistëtm që Rama i falenderoi, pasi duke pasur informacione për personat që punojnë nëpër institucione ka qenë më e lehtë për t’i atakuar ata.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj