- Reklamë -spot_img
0.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetBabai shqiptar vrau fëmijët e mitur dhe më pas veten, çfarë ndodhi...

Babai shqiptar vrau fëmijët e mitur dhe më pas veten, çfarë ndodhi para krimit të tmerrshëm në Gjermani

- Reklamë -spot_img

Një krim i rëndë ndodhi në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Gjermnai, ku një shqiptar nga Kosova, Flamur R. 44 vjeç qëlloi për vdekje dy djemtë e tij  13 e 11 vjeç  dhe plagosi gruan, Advijen 38 vjeç dhe më pas vrau veten. Kjo ngjarje është kthyer sërish në temë të ditës nga mediar gjermaneee

Nga e gjithë kjo ngjarje ka mbijetuar gruaja, e cila është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, hetuesit janë duke u marrë me rastin. Ajo çfarë mësohet është se familja shqiptare kishte pasur shpesh debate. Fqinjët thonë se Flamur R. ka qenë gjaknxehtë, raporton “Bild”. Ai madje mësohet se në të kaluarën kishte kërcënuar edhe të afërmit e tij, të cilët e kishin denoncuar në polici.

Nëna e dy fëmijëve të vrarë pas daljes nga koma ka dhënë deklaratë për policinë gjermane, duke dhënë detaje të tjera për aktin vdekjeprurës të dhunës.

Theksohet se mosmarrëveshje martesore ishte shkas për të shtënat vdekjeprurëse gjatë festave të fundvitit. Advije R. tha të martën zëdhënësi i prokurorisë publike të Lübeck, Christian Braunëarth.

A.R. dëshmoi se fillimisht ka pasur një debat verbal me bashkëshortin e saj Flamur R. Pastaj bashkëshorti papritmas ka nxjerrë një armë dhe ka shtënë.
Kjo deklaratë përkon me vlerësimin e thirrjes së urgjencës, tha Braunëarth. Aty dëgjoheshin qartë të shtëna.

Prokuroria tregon se vepra e përgjakshme është zbardhur në masë të madhe. Meqenëse i dyshuari nuk është më gjallë, hetimi pritet të ndërpritet, tha Braunëarth.

Po ashtu, sipas autoriteteve, qysh në mars të vitit 2020, gjatë një debati të ashpër mes prindërve, djemtë kishin telefonuar policinë. Sabine Schmidt nga Zyra për Mirëqenien e të Rinjve Stormarn ka treguar për rastin.

“Si rezultat, më 24 mars të vitit 2020 morën një raport nga policia për dhunë në familje”, thotë ajo. Ajo ka treguar se autoritetet u munduan të flisnin me familjen, transmeton albinfo.ch.

“Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikike. Ne gjithashtu nuk gjetën ndonjë tregues për ndonjë rrezik të mirëqenies së fëmijëve”, tregon Sabine. “Po të kishte qëllime të ndarjes nga ana e prindërve, do të mund të paramendoja se mund të vinte te një ngjarje kaq e tmerrshme. Frika nga humbja mund të luajë një rol të madh. Bëhet fjalë për fëmijët”, thotë Schimdt.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj