- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPolitikëAkuzat e PD për punësime elektorale, Gjykata e Apelit të Shkodrës jep...

Akuzat e PD për punësime elektorale, Gjykata e Apelit të Shkodrës jep vendimin

- Reklamë -spot_img

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë ditën e sotme vendimin në lidhje me akuzat e bëra nga Partia Demokratike. Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për akuzat që ka bërë PD-ja në lidhje me punësimin elektoral në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Prokuroria do të thërrasin kryebashkiakun Mark Babani dhe personat përgjegjës për punësimet.

Në një pronocim për mediat përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu ka zbardhur vendimin e Gjykatës dhe ka bërë me dije se ka prova konkrete të cilat implikojnë Bashkinë e Vaut të Dejës, në punësime masive për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai theksoi se provat janë vetëm maja e ajsbergut dhe masakrës elektorale që ka  bërë PS.

“ Prej dy vitesh dega e PD-së Vau i Dejës ka depozituar dhjetëra kallëzime penale pra Prokurorisë së qarkut Shkodër, për të gjitha shkeljet flagrante që janë kryer nga Bashkia Vau i Dejës. Këto shkelje dhe abuzime janë intesfikuar gjerësisht në zgjedhjet e 25 prillit, ku paratë e taksapaguesve klima ekonomike, paratë e taksapaguesve u përdorën gjerësisht nga PS-ja për të fituar. Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur që të urdhëroj Prokurorinë të thërras personat përgjegjës përfshirë edhe kryetarin Bashkisë dhe të administroj të gjitha dokumentacionin dhe të  provojë se në zgjedhjet e 25 prillit u  përdorën punësimet masive, bursat e studentëve për të sjell fitoren e Partisë Socialiste në këtë bashki”, ka thënë Marash Logu përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj