- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetAksident në minierën e Bulqizës, bllokohet tekniku në galeri

Aksident në minierën e Bulqizës, bllokohet tekniku në galeri

- Reklamë -spot_img

Një ngjarjen e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë ku një punonjës i nëntokës ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të kësaj të mërkure ku në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet e marra paraprake të punëtorëve që ishin në vebndngjarje, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor 61 vjeçar me emrin Muharrem Plaku.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Ende nuk dihet fati i personit që ka mbetur i bllokuar në galeri, nëse është ende gjallë apo jo.

Njoftimi i plotë i Policisë Bulqizë:

Bulqizë/ informacion paraprak

Me datë 15.09.2021,  rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve,  dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj