- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPolitikëA do të tërhiqet Berisha? Çfarë parashikon ish-Presidenti

A do të tërhiqet Berisha? Çfarë parashikon ish-Presidenti

- Reklamë -spot_img

Ish-Presidenti, Bamir Topi i ftuar në emisionin “Frontline”, ka parashikuar një tërheqje të ish-kryeministrit Sali Berisha, në betejën me Lulzim Bashën, i cili e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së disa ditë më parë.

Ndër të tjera  Topi ka shtuar se pritet të rikonfirmohet qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike dhe ka renditur tre alternativa, por sipas tij ajo që fiton në përballjen Berisha-Basha është PD-ja.

“Alternativat janë këto më të mundshmet. E para do kërkohet kohë për të parë si do shkojë kjo betejë. Që me shumë gjasa do të ketë një rikonfirmim të linjës zyrtare të PD, kjo do të orientojë edhe deputetët që të konfirmohen me linjën.

Linja tjetër që është më pak e mundshme është që të ketë një orientim të deputetëve tek Berisha. Berisha tashmë është i dalë nga loja.

Linja e tretë është që ky grup i vogël të mbetet i tillë si një atavizëm i grupit parlamentar. Por në parashikimin tim, pavarësisht debateve në fund fare është linja zyrtare që fiton dhe prevalon. Me kalimin e kohës do të ketë një rikonfirmim të linjës zyrtare të PD-së”, u shpreh Topi.

Më tej Topi ka thënë se lëvizja e paralajmëruar nga Berisha është për të fituar kohë dhe pas kësaj ai dotë zgjedh që të tërhiqet.

“Probabiliteti është më i lartë për një tërheqje. Mua më duket që lëvizja e tij është për të fituar kohë, e karakterit taktikë për të parë indikatorët si janë brenda. Nëse ai do të shkojë gjatë rrugës që kjo nuk e çon në asnjë vend, në metodologjinë e tij mund të bëjë tërheqje që o do shihet ose nuk do shihet fare, por do tja lërë kohës dhe harresës”, u shpreh ish-Presidenti.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj