- Reklamë -spot_img
0.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet30 qershori/ Vendimi i Kushtetueses mbërrin në Presidencë, ja kur do të...

30 qershori/ Vendimi i Kushtetueses mbërrin në Presidencë, ja kur do të shprehet Meta

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin 2019 ka mbërritur në Institucionin e Presidentit.

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta njofton se kreu i shtetit do të ketë një qëndrim zyrtar për opinionin publik vendas dhe atë ndërkombëtar, brenda ditës së martë.

“Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019. Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar“, thotë Blushi.

Image

Vendimi i Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese zbardhi pak ditë më parë vendimin që lë në fuqi legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive që kërkonte konstatimin si antikushtetues të këtyre zgjedhjeve.

Në këtë vendim anëtarët e gjykatës më të lartë në vend, mbërritën në përfundimin se pala kërkuese Shoqata e bashkive, jo vetëm që nuk është subjekt zgjedhor, për rrjedhojë as bartëse e të drejtave kushtetuese që lidhen me këtë proces.

“Kjo shoqatë nuk ka konkretizuar në kërkesën e saj as ndonjë akt të pushtetit publik ose një vendim gjyqësor, Prandaj kjo dispozitë nuk mund të shërbejë si bazë kushtetuese për kërkimet e parashtruara nga kërkuesja”, thuhet në vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata vlerëson se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë Shoqata e Bashkive, nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues.

Gjykata kushtetuese thotë se për këtë vendim ka patur një mendim paralel nga anëtarja Sonila Bejtja, e cila është shprehur se “ndaj të njëjtin qëndrim me shumicën lidhur me zgjidhjen e çështjes për kërkimin e parë por kam qasje të ndryshme mbi arsyetimin e saj. Vlerësoj se në këtë çështje duhej të arrihej në konkluzionin se Gjykata Kushtetuese, sipas Kushtetutës, gëzon juridiksion kushtetues të plotë që të shqyrtojë mosmarrëveshjen objekt gjykimi, dhe do të ishte mundur të gjykohej në mënyrë shteruese nga Gjykata Kushtetuese“, thotë gjyqtarja kushtetuese Sonila Bejtja.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj