Zyrtarizohet trajneri i kombëtares: Reja shpjegon filozofinë e tij për ekipin kuq e zi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur në konferencën për shtyp, teksa prezantoi trajnerin e ri të Kombëtares, Edi Reja.

Në konferencën e parë për mediat shqiptare pas prezantimit si trajner i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka treguar se e njeh mirë skuadrën, teksa i ka të qarta idetë se si do të luajë ekipi kuqezi.

“Në bazë të rivalëve dhe ecurisë së ndeshjeve mund të ndryshosh. Kam folur edhe me De Biazin në lidhje me këtë çështje. Me Xhanin njihem përpara se ai të drejtonte Shqipërinë.

Mua më pëlqen të impostoj skuadra me logjikë, i kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë. Kjo është punë që kërkon pak kohë. Varet nga shumë situata, varet nga grupi. Çfarë stimujsh mund të ketë lojtari.” –  ka thënë trajneri italian.

Duka i uroi mirëseardhjen teknikut italian, si dhe deklaroi publikisht që objektivi i kuqezinjve është kualifikimi në europian.

“Siç e kemi paralajmëruar, sot jemi këtu për të zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit tonë Kombëtar. Nuk besoj se ka nevojë për një prezantim pasi e njihni CV-në e tij. Dua ta falënderoj që pranoi ftesën për të drejtuar ekipin kombëtar shqiptar.

Bashkë me trajnerin dhe futbollistët, uroj që të bëjmë një performancë të mirë në këtë Euro 2020, pse jo të jemi kandidatë për të qenë në kompeticionin europian,” – përfundoi Duka.

Kujtojmë që Reja vjen në Shqipëri, pas shkarkimit të trajnerit Christian Panuçi nga drejtimi i kombëtares sonë.

Shpërndaje
Share.

Komento