Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zyrtarizohet lista e vendeve që do të lëvizin drejt BE-së pas datës 1 korrik, Shqipëria përjashtohet

16:57 30/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Këshilli i Bashkimit Evropian publikoi zyrtarisht këtë të martë  rekomandimin për heqjen e kufizimeve në kufijtë e jashtëm duke nisur prej datës 1 korrik, me 14 vendet për të cilat vendet anëtare ishin dakordësuar që të premten e 26 qershorit. Këtyre vendeve do t’iu shtohet edhe Kina, nëse pranon të respektojë reciprocitetin me vendet e BE-së. Pavarësisht rekomandimit të Komisionit me 11 qershor për të përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit, siç është raportuar dhe më herët vendet anëtare pranuan vetëm Serbinë dhe Malin e Zi. Pra Shqipëria nuk është përfshirë në listën e vendeve për të cilat hapen kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian prej 1 korrikut.

Sipas rekomandimit, përpilimi i listës së parë me 14 + 1 vende, është bërë në bazën e kritereve të para-përcaktuara nga Komisioni që me 11 qershor, duke u bazuar në të dhënat e disponueshme për gjysmën e parë të qershorit, deri me datë 15.

Për përfshirjen e një vendi në listën e gjelbër kombinohen këto kritere:

  • Rastet e reja me Covid-19 duhet të jenë pranë apo poshtë mesatares së BE-së gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë.
  • Prirja e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe duhet të jetë e qëndrueshme ose në zbritje në krahasim me periudhën pararendëse.
  • Përgjigjia e përgjithshme kundër Covid-19, duke marrë parasysh informacionin e disponueshëm në aspekte të tilla si testimi, mbikqyrja, gjurmimi i konktakteve, masat mbrojtëse, trajtimi dhe raportimi si dhe besueshmëria e informacioneve të disponueshme dhe të burimeve të të dhënave.

Në këtë marrëveshje të parë që pas mbylljes së kufijve në mars, marrin pjesë të gjitha vendet e BE-së dhe vendet e asociuara të zonës Shengen, por jo Britania e Madhe që është jashtë Shengenit, dhe as Irlanda dhe Danimarka që nuk e pranojnë këtë listë.

Kufizimet për vendet e tjera, përfshirë Shqipërinë, nuk kanë të bëjnë me qytetarët evropianë apo me qytetarët të vendeve të treta që kanë qëndrim të rregullt në BE. Dhe ato përjashtojnë edhe disa kategori të veçata nga vendet jashtë BE-së si diplomatët, studentët, punëtorët sezonalë etj.

Kjo marrëveshje ndalon gjithashtu çdo vend të BE-së dhe zonës Shengen të hapë kufijtë me një vend të ndryshëm nga ato në listë, pa marrë dakordësinë e të gjithë vendeve të tjera, për të garantuar mirë-fuksionimin e lëvizjes së lirë brënda kufijve të brendshëm të BE-së.

Lista e gjelbër e BE-së pritet të përditësohet çdo dy javë me vende që hyjnë apo që dalin nga kjo listë, në varësi të situatës epidemiologjike dhe të plotësimit të kritereve të vëna.

Vendet, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë lirshëm në BE dhe në vendet e zonës Shengen duke nisur nga 1 korriku janë:

  1. Algjeria
  2. Australia
  3. Kanadaja
  4. Gjeorgjia
  5. Japonia
  6. Mali i Zi
  7. Maroku
  8. Zelanda e Re
  9. Ruanda
  10. Serbia
  11. Koreja e Jugut
  12. Tajlanda
  13. Tunizia
  14. Uruguaji
  15. Kina (nëse pranon reciprocitetin).

Marrë nga Euronews

Të tjera

Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet
Aktualitet

Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

Nga Elton Qyno Teksa kompania “AlbaScan”, prej 22 Prillit 2026 është vënë në sekuestro nga SPAK dhe njëri prej pronarëve...

23:25 06/05/2026
Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milion € kompanisë Bankers
Aktualitet

Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milion € kompanisë Bankers

PLUG Deri më sot kemi investiguar disa nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, e ku protagonistë kanë...

23:08 06/05/2026
Para

Kim e Soreca në zyrën e Tushës: Një Gjykatë Kushtetuese funksionale kusht kyç për në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

23:25 06/05/2026
Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milion € kompanisë Bankers

Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milion € kompanisë Bankers

23:08 06/05/2026
Noizy në GJKKO për dosjen e Laert Haxhiut, kërkohet dëshmia e Cllevios dhe babait të reperit

Noizy në GJKKO për dosjen e Laert Haxhiut, kërkohet dëshmia e Cllevios dhe babait të reperit

12:24 06/05/2026
Pas tragjedisë me dy të miturit në Durrës, Policia Rrugore me masa të reja: Dronë, radarë dhe kontrolle për shpejtësinë

Pas tragjedisë me dy të miturit në Durrës, Policia Rrugore me masa të reja: Dronë, radarë dhe kontrolle për shpejtësinë

11:59 06/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.