Zyrtari i DASH: Opozita të futet në zgjedhje, qeveria është legjitime

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tashmë që prej mëngjesit të ditës së djeshme ka mbërritur në Tiranë në një vizitë të rëndësishme, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mattheë Palmer.

Palmer ka realizuar disa takime të rëndësishme më kryeministrin Rama, presidentin Meta, krerët e opozitës, Basha dhe Kryemadhi dhe mesa duket tashmë e ka krijuar një ide të plotë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, zyrtari i DASH ka thënë se opozita nuk ka asnjë arsye për mos të marrë pjesë në zgjedhje.

“Shqipëria ka një qeveri legjitime me të cilën në bashkëpunojmë. Ajo është vend aleat dhe do të ketë suportin tonë. Kam besim se kjo qeveri do të çojë vendin përpara dhe do vazhdojë me zbatimin e reformave si ajo në drejtësi”, tha Palmer.

Mirëpo shpresa e madhe ishte që me ardhjen e Palmer të kishim edhe një zgjidhje të situatës, mirëpo ai është treguar i drejtpërdrejt me përgjigjen duke thënë se nuk është në Shqipëri për të sjellë një platformë për të zgjidhur krizën.

“Nuk jam këtu për të negociuar një platformë me palët. Të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe duhet të punojnë fort për to dhe procesin politik. Opozita duhet të gjejë një mënyrë për të marrë pjesë në zgjedhje. Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit”.

Shpërndaje
Share.

Komento