Zyrtare, Shqipëria i bën notë proteste Serbisë për Vulinin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Rama është kapur fort pas deklaratës së Vulin mbi “Shqipërinë e madhe” dhe po e shfrytëzon në çdo dalje publike. Duke  folur në Konferencën Ekonomia Rama iu referua sërish deklaratës Së ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.

Vulin u shpreh se Ramës i pëlqen të flas për pajtimin e shqiptarëve me serbët, por në ndërkohë që pajtimi nënkupton ndëshkim të serbëve, dhe angazhim për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Rama tha se Ministria e Jashtme ka përgatitur edhe notë proteste. “Për sa i përket fatkeqësisë natyrore që zbulova se ndodhet në qeverinë e Serbisë, në trajtën e një ministri, unë them se vazhdoj pres që presidenti i Serbisë të kërkojë në emër të Republikës së Serbisë, ndjesë për atë fatkeqësi natyrore.

E mirëkuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi por ta mbajë për vete dhe Serbinë. MPEJ ka vijuar me procesin dhe ambasadori do të thirret për t’i bërë notë verbale, vënien në dijeni të shtetit serb, se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë, nuk mund të lëndojë qeverinë e Serbisë, apo figurën e një ministri apo kryeministri”, deklaroi Rama.

Ndërkaq Rama ka sulmuar edhe Metën dhe Berishën. “Se po qe puna për Edi Ramën, ju e dini që këta më stimulojnë dellin e polemikës. Por më mjaftojnë fatkeqësitë natyrore që kemi këtu, në trajta presidentësh dhe ish presidentësh. Këta edhe i mbaj, por një fatkeqësi në Serbi se mbaj dot, ta mbaj ai atje dhe të kërkojë falje Shqipërisë”, tha Rama.

“Unë, vazhdoi Rama,-jam është certifikata më e besueshme e këtij vizioni dhe i kësaj bindje ndërkohë që njëri nga Beogradi thotë se po punoj për “Shqipërinë e Madhe” ndërsa tjetri në Prishtinë thotë që po punoj për “Serbinë e Madhe” , ndërsa të dy janë bir Selmani i nënës kë të qajë më parë”.

/Gazeta Reforma/

Shpërndaje
Share.

Komento