Skip to content
Të Gjitha

Zyrtare/ FSHF ndërpret kampionatin, ja arsyeja

· 1 min lexim

FSHF ka lajmëruar edhe zyrtarisht se këtë fundjavë nuk do të ketë futboll në vendin tonë.

Në një njoftim për shtyp, institucioni më i lartë i futbollit në vend bën të ditur se kjo vjen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkim Arbitrave Shqiptar të Futbollit. Më poshtë njoftim i plotë:

“Federata Shqiptare e Futbollit ju bën me dije se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit (BASHF) për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume.

FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standarteve.